Koncerti “Alpha Show” i Noizy-t mblodhi mbrëmjen e djeshme dhjetëra qytetarë të cilët shijuan performancat e artistëve të njohur shqiptar dhe jo vetëm.

Padyshim një ndër momentet më pikante nga koncerti, ishte takimi i Noizy-t dhe Stresit, të cilët i dhanë duart njëri tjetrit dhe u përqafuan para publikut.

Reperi ka postuar së fundmi një foto nga nata e koncertit në “Instagram”, duke shkruar: “Saga vazhdon”, ndërsa nuk ka dhënë më tepër detaje.

Në skenë u ngjitën këngëtarët si: Loredana Zefi, Ledri Vula, Ylli Limani, Dhurata Dora, Elgit Doda, Ardian Bujupi, Xhensila Myrtezaj, Mc Kresha dhe Lyrical Son, Finem dhe Solo, Kida edhe Stresi.