Ajo që shihni në foto quhet Gina Stewart dhe prej kohësh është “pagëzuar” me emrin “gjyshja më e nxehtë në botë”.

Ka mbi supe 51 vite dhe format e saj janë bombastike. E apasionuar pas fitnesit dhe lojërave kriket.

Së fundmi ajo ka zbuluar në një intervistë me mediat britanike se ka pasur një marrëdhënie romantike, një lidhje intime me legjendën e kriketit Shane Warne i cili vdiq tragjikisht nga një atak në zemër gjatë pushimeve në Tajlandë në mars në moshën 52 vjeçare.

Australiania, Gina Stewart, ka folur me zemër të thyer për vdekjen e tij të papritur në fillim të këtij viti.

Në një intervistë me “Daily Star”, 51-vjeçarja foli për lidhjen e saj sekrete me lojtarin e kriket.

Sipas saj, ata folën për herë të parë në internet në korrik 2018 dhe biseduan me muaj përpara se të takoheshin.

Duke folur për herë të parë në lidhje me të, Gina tha: “Kam qenë e shkatërruar gjatë muajve të fundit. Bota humbi një legjendë dhe unë humba një mik dhe të besuar. Isha duke u frekuentuar me Shane, por nuk e publikuam marredhenien tone. Ai donte ta mbante personale dhe sekrete”.

Mesazhet në Instagram, të para nga gazetari që e ka intervistuar gjyshem ne te nxente ne bote, tregojnë se dyshja u takuan për herë të parë në nëntor 2018.

Pas takimit, Gina i dërgoi një mesazh Warne, ku i shkruante: “Mendoj se po flini tani, doja vetëm t’u thoja faleminderit, më pëlqeu shumë shoqëria juaj. Jam shumë e lumtur që ju takova.”

Duke kujtuar kohën e tyre së bashku, ajo tha: “Ai mbërriti në Gold Coast dhe e takova pas një loje kriketi. Ne u pëlqyem menjëherë dhe e kaluam gjithë natën duke folur e duke u njohur me njëri-tjetrin. Më duk jashtëzakonisht interesant dhe më pëlqeu të dëgjoja për jetën e tij. U afruam jashtëzakonisht shumë dhe i premtova se do ta mbaja historinë tonë larg syrit të publikut.

Në atë kohë duhej të isha e kujdesshme me paparacët pasi paparacët nga një revistë përpiqej të më fotografonte shumë aty ku jetoja. Shane dhe unë vishnim kapele dhe syze dielli për të dalë dhe bënim shumë kujdes në Gold Coast dhe më vonë në Melburn kur e vizitova.”

“Ai më thoshte se ndihej aq rehat me mua sikur të më kishte njohur prej kohësh”./Panorama