“Arsimi në rrezik”.

Me këtë temë, Sali Berisha kishte mbledhur këtë të martë disa “ekspertë” të arsimit dhe mësues, të cilët diskutonin gjëndjen e “mjeruar” të arsimit në Shqipëri.

Është paksa ironike në fakt, që alarmin për arsimin ta japë pikërisht njeriu që e shkatërroi atë në mënyrë të pariparueshme.

Sali Berisha do të mbahet mend si kryeministri që lejoi hapjen e kioskave që shisnin diploma universitare, të tilla si “Vitrina”, “Kristiali” e dhjetëra të tjera.

Aq sa të gjithë u bënë me diploma dhe sot shumë prej tyre i ke drejtues në administratë e politikë.

Kuptohet, arsimi edhe sot ka shumë problem.

Por Edi Ramës duhet t’i njihet merita që mbylli kisokat e hapura nga Sali Berisha, që shisnin diploma.

Ndërsa njeriu që sot bërtet se arsimi është në rrezik, duhet të kuptojë se në fakt, rreziku i arsimit (dhe jo vetëm), është pikërisht ai, njeriu i kioskave që i ktheu në universitete./TemA