Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa ka zgjedhur edhe këtë vit që pushimet t’i kalojë në bregdetin shqiptar. Prej disa ditësh ajo ndodhet në jug të Shqipërisë duke shijuar pushimet dhe duke u relaksuar pak përpara koncertit ‘Sunny Hill’.

Dua poston foto herë pas here nga pushimet në rrjetet e saj sociale, duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Madje Dua ka arritur të ‘rrëmbejë’ edhe komente nga themeluesi i rrjetit social Mark Zuckerberg.

Sot Dua ka postuar disa foto krahas shoqërië e ndërsa duket më e bukur se kurrë.