Këngëtarja e famshme Rita Ora dhe regjizori Taika Waititi janë martuar. Ata kanë zhvilluar një ceremoni martesore të fshehtë në Londër.

“Ishte një ceremoni vërtet intime dhe super e veçantë për të gjithë të ftuarit. Më të afërmit dhe më të dashurit e tyre mund ta shohin se sa çmendurisht të dashuruar janë.”- raporton ‘The Sun UK’.

Mësohet se këngëtarja tashmë ka ndryshuar mbiemrin e saj dhe tashmë ajo quhet Rita Waititi-Ora. Artistja kishte preferuar gjithnjë një dasmë të vogël. Mirëpo burimi për “The Sun UK” zbulon se është planifikuar edhe një tjetër festë, por që do jetë gjigante. Rita dhe Taika filluan të takoheshin në mars 2021, përpara se lidhja e tyre të bëhej e njohur për publikun.