Një burrë në Japoni ofron një shërbim shumë të pazakontë dhe të pa dëgjuar më parë, jep me qira veten e tij.

I njohur si njeriu “Asgjë”, 39-vjeçari Shoji Morimoto reklamon veten si një person që mund “të hajë dhe të pijë dhe të japë reagime të thjeshta, por të mos bëjë asgjë më shumë”. Ai filloi të ofrojë shërbimin e tij në vitin 2018 përmes një llogarie në Twitter.

Aksident gjatë natës në Divjakë, mjeti me shpejtësi skëterrë del nga rruga dhe bie në kanal! Plagoset shoferi 20-vjeçar
LEXO EDHE:
Aksident gjatë natës në Divjakë, mjeti me shpejtësi skëterrë del nga rruga dhe bie në kanal! Plagoset shoferi 20-vjeçar
Numri i ndjekësve të tij në Twitter filloi të rritet dhe ai tani ka më shumë se 250,000 të tillë. Sipas Independent, Morimoto ka frymëzuar një seri televizive dhe tre libra dhe ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare përmes postimeve të tij virale në mediat sociale.

“Unë jam ‘nanmo shinai hito me qira (djaloshi që nuk ka asgjë)’. Unë nuk filloj një bisedë nëse ata (klientët e tij) nuk thonë diçka,” i tha ai BBC -së .

Morimoto ishte mësuar të thirrej nga familja, shokët e klasës dhe kolegët ‘një person që nuk bënte asgjë, kështu, ai vendosi ta kthejë këtë në një ide biznesi. Ai merr më shumë se 3,000 kërkesa nga njerëz dhe kërkon 72 dollarë për çdo kërkesë.