Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç tha sot në konferencën për media me rastin e 100 ditëve të Qeverisë se nuk e di nëse Qeveria do t’i mbijetojë 19 gushtit, por se e di se ata që filluan procedurën për votëbesimin nuk do të mbijetojë as politikisht.

“Një pjesë e njerëzve që e nisën procedurën dhe një pjesë e strukturave që e nisin atë procedurë, gjoja duke u fshehur pas Marrëveshjes Themelore, sigurisht që nuk do të mbijetojnë politikisht, qoftë kjo të realizohet më 19 gusht, në disa zgjedhje, në ato lokale në Podgorica, një pjesë e atyre strukturave sigurisht që nuk do të mbijetojë”, ka thënë Abazoviq, përcjellë RTCG. Ai tha se në seancën e Kuvendit të Malit të Zi ku do të ketë votëbesim për Qeverinë do të dihet se kush është kundër Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe dhe se kushdo që “shtyp dritën jeshile do të thotë se duan ta kthejnë Malin e Zi dhe ta anulojnë atë akt”.

Ai shtoi se dyshon se ata që duan ta zëvendësojnë Qeverinë kanë 41 deputetë.

Qeveria e Dritan Abazoviç do të ketë ditë të vështirë pasi firmosi marrëveshjen me Kishën Orthodhokse Serbe. Partia Demokratike e Socialistëve depozitoi dje në parlamentin e Malit të Zi kërkesën për votëbesimin e kryeministrit Dritan Abazoviç.