Misioni i IAEA, agjencia ndërkombëtare për energjinë atomike është gati për të nisur në Zaprozhzhia.

Ekipi do të përbëhej nga drejtori i IAEA Rafael Mariano Grossi, nga Argjentina, dhe 13 ekspertë të tjerë nga vende të tjera, por nuk do të përfshinte anëtarë të SHBA-së ose të Mbretërisë së Bashkuar.

Ndër vendet që do të merrnin pjesë në ekip do të ishte edhe Italia, si dhe Shqipëria, Franca, Jordania, Meksika dhe Maqedonia e Veriut.