Milani e nis aty ku e la kampionatin italian: me fitore. Djemtë e drejtuar nga tekniku Stefano Pioli kanë mposhtur në ‘San Siro’ Udinesen me rezultatin ‘tenistik’ 4-2.

Kuqezinjtë janë befasuar nga Rodrigo Becao i cili kaloi në avantazh miqtë vetëm pas dy minutave lojë. Mirëpo reagimi i lojtarëve të Milanit ka qenë i menjëhershëm duke përmbysur shifrat brenda 15 minutave lojë. Fillimisht Teo Hernandez nga pika e bardhë e penalltisë dhe më pas Rebiç kaluan kampionët në fuqi në avantazh.

Teksa pritej mbyllja e pjesës së parë Udinese befason sërish ekipin kuqezi teksa barazon shifrat në 2-2 me anë të lojtarit Masina i cili në limitet e kohës shtesë të pjesës së parë mposhti portierin Magnan.

Pjesa e dytë nis me gol për ekipin e Piolit që kalon sërish në epërsi me anë të Brahim Diaz.

U desh minuta e 68’ që Rebiç të shënonte golin e dytë personal në këtë sfidë dhe të katërtin për ekipin e tij.

Kështu, Milani ngre siparin e Serisë A me fitore. (Lexo.al)