Ivan Perisic është gati për debutimin e tij në Premier League, ku do të veshë fanellën e Tottenham, klubi i tij i ri me të cilin e ka arritur marrëveshjen sa hap e mbyll sytë, duke befasuar Inter-in.

Mesfushori është kthyer të fkasë për ato ditë, të cilat i ka jetuar me shumë qetësi ndërsa ambienti zikaltër ishte në ankth me shpresën që ta mbante në Milano.

“Nuk trajtohen kështu kampionët, duke folur për rinovimin në momentin e fundit”. Këto kanë qenë fjalët e Perisic më 12 maj 2022, pas fitores së arritur në finalen e Kupës së Italisë kundër Juventus-it.

Fjalë që kanë qenë një shuplakë për klubin interist. Më pas kanë ardhur disa tentativa jo shumë bindëse të zikaltërve për ta bindur lojtarin të qëndronte, por pa sukses, me lojtarin që i ka thënë lamtumirë Milanos më 31 maj.

Kroati ka zgjedhur të shkojë në Premier League, një vendim që është marrë në harkun e pak ditëve. Këtë e ka zbuluar vetëm mesfushori, i cili ka zbuluar se çfarë ka ndodhur në prapaskenë:

“Ka qenë gjithçka shumë e thjeshtë: kontakti i parë ka qenë në mars, i dyti në prill kur pozicioni mes katër të parëve në renditje dukej i sigurt.

“Pasi skuadra e ka siguruar vendin e katërt, e kemi arritur menjëherë marrëveshjen, kanë mjaftuar vetëm dy ditë”, ka thënë Perisic.

“E di se do të jetë e vështirë sepse Premier League është një kampionat i fortë, por jam gati. Dëshiroj të luaj deri në moshën 40 vjeç, besoj se jam në momentin më të mirë të formës”.

Perisic do të ribashkohet me Conte-n, me të cilin ka patur jo pak probleme kryesisht taktike, por që e ka transformuar në një lojtar të ri:

“Me Inzaghi-n është ruajtur e njëjta taktikë që kishim me Conte-n, i cili më ka ndryshuar pozicionin. Kam patur vështirësi, por tani pozicioni më pëlqen më shumë sepse e prek më shpesh topin, jam më afër portës dhe mund të ndihmoj mbrojtjen. Ku do të luajë në fund? Do ta vendosë trajneri”.