Dy turistë gjermanë që kishin mbetur të bllokuar janë shpëtuar nga policia, ku më pas janë transportuar për disa orë me krah dhe më pas me helikopter drejt Tiranës.

Mbrëmjen e djeshme ata duke eksploruar në zonën e quajtur “Curraj i Epërm”, për shkak të lodhjes dhe errësirës nuk mund të vazhdonin më ecjen.

Pas disa orësh kërkimesh intensive në këmbë, në terrenin e thepisur është bërë e mundur gjetja e turistëve në vendin e quajtur “Vashqefen”.

Pas kontrolleve në spitalin e Tiranës, turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore.