Në një video të publikuar të shtunën në “Tik Tok” dhe në rrjete të ndryshme sociale, përfshirë “Twitter”, Mathias Pogba, vëllai i Paul Pogba, siguroi se do të zbulojë sekretet për lojtarin e Juventusit, avokaten e tij Rafaela dhe për Kylian Mbappe në ditët në vijim. Sulmuesi aktualisht luan në ASM Belfort në kampionatin e katërt francez dhe prej kohësh ishte jo aktiv në rrjetet sociale.

Në katër gjuhë të ndryshme (frëngjisht, spanjisht, anglisht dhe italisht), ish-lojtari i Lorca apo Manchego ka rrëfyer se bota duhet të dijë disa gjëra për të bërë një vlerësim real të futbollistëve: “Bota e futbollit duhet të dijë disa gjëra për të vendosur. Me mësimin e fakteve njerëzit do të vendosin nëse Paul Pogba meriton vërtet admirim, respekt, vendin e tij në ekipin francez, nëse është një person i besueshëm dhe nëse është i denjë të merret si përfaqësues i të rinjve në botë, i lagjeve popullore dhe të markave të mëdha”.-tha ai.

Përveç sekreteve të vëllait të tij, Mathias Pogba do të zbulojë edhe sekretet e Rafaela Pimienta, e cila konsiderohet nga Paul Pogba si nënë e dytë dhe profesionalizmi i së cilës si agjente vihet në dyshim. Për Mbappe-n, Mathias siguroi se rrëfimet që do të bëjë sulmuesi i PSG-së do të bëjnë shumë zhurmë në botën e futbollit dhe se mund të ndryshojnë perceptimin e të rinjve për lojtarin.