“Mashtrues”. Kështu e ka quajtur kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, pasardhësin e tij në qeveri, Albin Kurtin.

Sipas Haradinajt, Kosova ka nevoja të tjera e Kurti të tjera, të shkëputura nga ato që ka nevojë Kosova.

“Ne kemi interes për marrëveshje finale për njohje reciproke Kosovë – Serbi. Mashtruesi po do marrëveshje për mos-sulmim me Serbinë, nën një emër si marrëveshje e marrëdhënieve të mira”.

Kjo që po kërkon Kurti, për Haradinajn është “kthim prapa”. Haradinaj, në statusin e tij të shkurtër në Facebook, shkroi se për sa i përket sigurisë së Kosovës, ajo do të arrihej “duke e shpejtuar anëtarësimin në NATO”.