Tre ditë zie ka shpallur Kryeministri pas masakrës në Cetinjë të Malit të Zi ku u vranë 11 persona, mes tyre edhe dy fëmijë.
Kryeministri Dritan Abazoviç tha se kjo ishte ngjarja më e rëndë në kujtesën kolektive të malazezëve dhe bëri të ditur se qeveria e Malit të Zi do të shpallë tri ditë zie lidhur me ngjarjen e rëndë.

“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Malit të Zi që të qëndrojnë pranë me familjet e viktimave të pafajshme, të afërmit e tyre, miqtë dhe të gjithë qytetarët e kryeqytetit të Cetinjës”, tha Abazoviç në Telegram.

Kjo është ngjarja më vdekjeprurëse në dekadat e fundit në Mal të Zi e cila ndodhi dhe në kulmin e sezonit turistik.
Gjashtë persona janë duke u trajtuar në spital, tre prej të cilëve janë po ashtu në rrezik për jetën.

Sipas deklaratës së prokurores, sulmuesi është vrarë nga një bashkëqytetar.

Nga shkëmbimi i zjarrit është plagosur rëndë edhe një polic.