Turizmi malor ka hyrë në rrugë të re dhe po po ngjitet në një nivel krejt tjetër, duke u kthyer në një motor i fuqishëm ekonomik për komunitetet.

Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali, publikoi në rrjetet sociale, foto nga Malësia e Madhe, teksa shkroi se, “tashmë kjo zonë është kthyer në destinacion turistik ku prenotimet tregojnë numra në rritje falë shërbimit cilësor që ofrojnë operatorët”.

“Natyra magjepsëse, freskia e bjeshkëve e ndërthurur me ushqimin tradicional, bëjnë që Malësia e Madhe të renditet si një nga destinacionet turistike malore më të vizituara në vend për 2022”, tha Bilali.

Vitet e fundit turizmi malor në vendin tonë, po ndjek trendin në rritje sikurse është po ecën turizmit bregdetar në e Malësia e Madhe edhe këtë sezon turistik duket se është ndër më të preferuarat nga turistët vëndas dhe të huaj.

Nisur dhe nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe ka tërhequr një numër të lartë vizitorësh. Liqeni dhe mali mund të vizitohen mbrenda pak minutave ndërsa ndërtimi i disa resorteve të reja, kanë nxitur një turizëm të sukseshëm.

Kryetari i Bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj tha se janë marrë të gjitha masat për këtë sezon turistik, ndërsa thekson se investimet e reja në zonë kanë shtuar njësitë akomoduese.

“Vermoshi, Lëpusha mbajnë rekordin e prenotimeve ndërsa të edhe zonat e tjera siRazma por dhe vija liqenore kanë një numër të lartë turistash thotë Marinaj ndërsa vlerëson së tepërmi çmimet të cilat pavarësisht rritjes së përgjithshme, nuk kanë pësuar rritje të konsiderueshme”, u shpreh ai.