Ndonëse ka një karrierë të suksesshme që zgjati për më shumë se pesë dekada, Maddonna ka zbuluar se si një incident në skenë desh i dha fund gjithçkaje.

63 vjeçarja zbuloi incidentin gjatë një interviste që dha për “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”. Ajo shpjegoi se performanca e saj gjatë ‘MTV Video Music Awards’ në 1984 mund t’i kishte kushtuar shumë.

Kur këngëtarja, 26 vjeç asokohe u ngjit në skenën e MTV për të performuar, por pësoi një incident në veshje duke treguar më shumë seç duhet.

“Ishin ditët kur nuk duhej të tregoje të pasmet për të pasur një karrierë. Tani është e kundërta”, vazhdoi ajo duke shtuar se përfaqësuesit e saj në prapaskenë e konsideruan karrierën e saj të pas incidentit.

“Po, kur shkova në prapaskenë, menaxheri im më tha se karriera ime ka mbaruar.”