Lufta e Rusisë në Ukrainë do të hyjë në një fazë të re, ku shumica e luftimeve do të zhvendosen në një front gati 350 kilometra që shtrihet në jugperëndim nga zonat afër Zaporizhia në Kherson, përgjatë lumit Dnieper, tha sot agjencia e Inteligjencës e Ushtrisë Britanike. Forcat ruse po grumbullohen në Ukrainën jugore ndërsa presin një kundërsulm ose përgatiten për një sulm të mundshëm, tha Ministria e Mbrojtjes e Britanisë në Tëitter.

Batalionet e rregullta, që numërojnë midis 800 dhe 1000 trupa, janë vendosur në Krime dhe janë pothuajse të sigurta se do të përdoren për të mbështetur trupat ruse në rajonin Kherson, sipas konferencës së ministrisë britanike.

Forcat ukrainase po synojnë gjithnjë e më shumë urat, depot e municioneve dhe lidhjet hekurudhore në rajonet jugore të vendit, duke përfshirë linjën hekurudhore të rëndësishme strategjike që lidh Kherson me Krimenë e kontrolluar nga Rusia, thuhet në konferencë.