Përveç Marinës, së shpejti në TV Klan do shohim edhe Luanën. Të paktën kështu po përflitet. Pas projektit “Thuaje”, Luana do të rikthehet në ekran, por me logon e Klanit dhe jo Top Channelit.

Sipas burimeve të “kryefjala.com”, Luana do të ketë hapësirën e së premtes në Tv Klan me një emision të ri, detajet mbi të cilin nuk janë zbuluar ende.

Sipas të njëjtit burim “Zonë e lirë” e Arjan Çanit nuk do të jetë më në TV Klan, por në Abc, dy herë në javë në këtë sezon të ri.