Gjatë mbretërimit 19-vjeçar të Roman Abramovich në “Stamford Bridge”, Chelsea ka nënshkruar me shtatë sulmues me emra të mëdhenj, që mbanin 9-tën në shpinë. Romelu Lukaku, Fernando Torres, Alvaro Morata, Gonzalo Higuain, Radamel Falcao, Hernan Crespo dhe Mateja Kezman, mbërritën të gjithë në Londrën Perëndimore me reputacion të shkëlqyeshëm, por të gjithë ranë pre e mallkimit që gjermani supersticioz pranon se beson.

Trajneri Tuchel thotë: “Është e mallkuar, është e mallkuar, të gjithë më thonë se është e mallkuar. Nuk është rasti që ne po e ruajmë atë për arsye taktike. Nuk kishte një kërkesë të madhe për numrin 9. Çuditërisht, askush nuk dëshiron ta prekë atë. Të gjithë ata që kanë qenë në klub më gjatë se unë më thonë, “Ah, e dini, ai kishte 9-tën dhe nuk shënoi””.