Dans l'hypermarché Leclerc à Levallois-Perret (Hauts-de-Seine)

Le Parisien- Inflacioni arriti pothuajse 7% gjatë muajit gusht në Francë. Një rritje çmimi që korrespondon me 30 euro shpenzime shtesë për familje në muaj. Gjasat janë që inflacioni të arrijë në 10% deri në fund të vitit.

Sipas analizave të organizatës Nielsen IQ, në Francë ka një rritje të çmimit mesatar të produkteve të konsumit që familjet blejnë rregullisht në supermarkete me 6.6% në muajin gusht.

Kategoritë e produkteve, çmimet e të cilave u rritën më shumë ishin mishi, shpendët dhe mishrat e ushqimeve, me rritje 24,5%, makaronat (+ 18,3%), peceta letre (+ 16%), vaji (+15,7%), gjalpi, margarina dhe kremi i freskët. (+13%).

Për t’ia dalë mbanë, konsumatorët po e privojnë veten nga disa produkte që konsiderohen si më pak të domosdoshme, ose duke iu drejtuar markave më të lira.

https://www.leparisien.fr/economie/consommation/vers-une-inflation-de-10-dici-la-fin-de-lannee-dans-les-rayons-des-supermarches-25-08-2022-H3MWYDH7O5CFFEFT6IAO7DLATI.php