Edicioni i parë i “Land & Sand Art Festival” vjen si risi për Shkodrën, i cili do të zhvillohet në plazhin e bukur të kryeqendrës së veriut në Velipojë, nga datat 24-27 gusht 2022. Me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes.
“Land & Sand Art Festival”sjellë një formë të re arti në një frymë profesionale dhe internacionale duke marrë nga eksperienca e artistëve ndërkombëtar të ftuar. Ndikon në formimin kulturor të audiencës shqiptare, duke bërë që kjo iniciativë të aktivizojë veprimtari kreative dhe argëtuese të shëndetshme, për të rinj dhe fëmijë të të gjitha trevave shqiptare. Është pikë reference për të informuar të rinjtë shqiptarë mbi rëndësinë e aktiviteteve të tilla, ku edukimi dhe argëtimi mund të shkrihen dhe bashkëveprojnë së bashku. Ky festival është shkëmbimi i vlerave kulturore, artistike në hapësirat kombëtare dhe ndërkombëtare, nëpërmjet përfshirjes së artistëve të shumtë, duke ndihmuar dhe në bashkëveprimin mes brezave që vijnë nga lokacione të ndryshme të botës. “LAS Festival” ndihmon në promovimin dhe rigjallërimin e plazhit të Velipojës me anë të këtij eventi, që synon të afrojë sa më shumë turistë nga vende të ndryshme duke e shndërruar atë në një atraksion në rritje dhe në kryefjalën e zhvillimit socio-kulturor dhe ekonomik të qytetit, duke ndihmuar në këtë mënyrë dhe zhvillimin e bizneseve lokal