Katër anije që bartin grurë dhe vaj luledielli janë larguar të dielën nga portet ukrainase përmes një korridori të sigurt. Miliona tonë grurë kanë mbetur të bllokuar në Ukrainë, duke kërcënuar me krizë ushqimore dhe rritje çmimesh në botë. Javën e kaluar është shënuar hera e parë kur një anije është larguar me grurë nga portet ukrainase prej shpërthimit të luftës së Rusisë në Ukrainë më 24 shkurt.

Anija e parë ka transportuar 27.000 tonë të misrit. Katër anijet që kanë nisur transportimin të dielën, do të inspektohen nga Turqia. Ukraina dhe Rusia kanë arritur marrëveshje për eksportet e grurit, nën ndërmjetësim të Turqisë dhe Kombeve të Bashkuara.