Këngëtarja e dashur shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, sot do të nderohet nga Posta e Kosovës, pasi që do të promovohet pulla postare e cila mban emrin dhe portretin e saj “Dua Lipa”.

Pjesëmarrëse në ngjarje do të jetë vetë këngëtarja e hitit “Levitating”. Lajmin e njoftuar Shefi i Administratës dhe Protokollit dhe kryesuesi i komisionit për aprovimin e pullave postare, Kamber Demaku.