Koreja e Veriut i ka gati 100 mijë ushtarë për t’ja dhënë Rusisë, në luftën që Kremlini po zhvillon në Ukrainë.

Ose të paktën kështu pretendon televizioni shtetëror rus, ku një deklaratë e tillë u transmetua drejtpërdrejt për publikun.

Sa e vërtetë është? Kjo nuk dihet, pasi nuk ka asnjë të dhënë nga Koreja e Veriut momentalisht.

Mirëpo, deklaratën, e ka bërë një personazh i njohur publik, Igor Korotchenko, gazetar rus i cili merret me çështjet e mbrojtjes.

“Ka raportime se po përgatiten 100 mijë ushtarë nga Koreja e Veriut, vullnetarisht, për të marrë pjesë në konfliktin me Ukrainën”, tha ai gjatë një emisioni në Kanalin 1 të televizionit shtetëror rus.

Madje, ai ka shtuar se nuk ka asnjë të keqe që Rusia t’i lejojë ata të marrin pjesë në luftë, duke qenë se duan.

Pavarësisht kësaj, deklarata e Korotchenko duhet marrë me rezerva të mëdha, duke qenë se sensacionalizmi tek ai ka qenë i përhershëm mbi këto çështje.

Mirëpo dyshimet publike, nuk kanë si të hidhen poshtë në të tillë mënyrë dhe publiku kërkon shpjegime.

Do të përgjigjet vallë Kim Jong Un?