E ftuar në emisionin “Shqip” nga Dritan Hila në “Dritare TV”, juristja dhe opinionistja Brizida Gjikondi ka analizuar aksionin politik të Sali Berishës. Gjikondi shprehet se Berisha po e bën gjithë aksionin e tij politik për të “vdekur” me dinjitet në kuptimin moral pas non gratës që mori nga SHBA.

“Berishës nuk i intereson fare se çfarë dëmesh ai i ka bërë Shqipërisë në këto 30 vjet. Berisha është prekur në sedrën e tij dhe kërkon që të paktën të faktorizohet.

Ka shumë që thonë që e bën për të shpëtuar bizneset e familjes, por nuk e bën për këtë, madje bizneset nuk ia ka prekur njeri dhe dhëndri i tij vazhdon dhe ndërton në Tiranë.

Unë mendoj që Berisha po e bën këtë veprim politik sot për të vdekur me dinjitet në kuptimin moral të fjalës jo fizik. Komunistët nuk dorëzohen, ai më këtë është brumosur dhe formuar”, u shpreh Gjikondi.