Victoria Beckham shpreson të arrijë disa shitje shtesë përmes linjës së saj të modës duke hapur më në fund koleksionin e saj duke përfshirë stile që i përshtaten më shumë përmasave të trupit.

Ish-antëtarja e grupit ‘Spice Girl’ e ka parë kompaninë e saj të modës duke luftuar për të fituar para që kur u lançua në vitin 2008.

Dhe me raportet që zbuluan së fundmi se perandoria e saj e modës është drejt falimentimit, me një borxh deri në 54 milionë poand, ylli mund të shpresojë që lëvizja e saj e fundit të sjellë rezultate më të mira

Është raportuar se Vicky tani është duke bërë veshje që do t’i përshtaten përmasave më të mëdha trupore.

Një burim i afërt me labelin e modës së Vicky-t tha për Mail të dielën: “Më në fund Victoria ia doli. Është e mrekullueshme dhe ajo është jashtëzakonisht krenare për koleksionin e saj të ri.

“Ka klient krejtësisht të rinj atje jashtë për të blerë produktet e saj, por le ta pranojmë, asaj i është dashur një kohë e gjatë, por të paktën ajo po i ndryshon gjërat.”

Ndërsa vetë këngëtarja e kthyer në stiliste është hapur edhe për dizajnet e saj të reja. Madje ylli së fundmi u shpreh se trupat e dobët si të saj nuk janë më në modë.

Ajo u shpreh: “Mendoj se gratë sot duan të duken të shëndetshme dhe të lakuara. Ato duan të kenë gjinj dhe të pasme. Nuk bëhet fjalë për të qenë një madhësi e caktuar. Ka të bëjë me të ditur se kush je dhe të jesh i lumtur me atë që je.”

Fansat do të duhet ende të gërmojnë thellë, megjithatë, nëse duan të përballojnë një nga ofertat më të fundit të Victoria-s, pasi çmimet e artikujve variojnë nga 350 £ për një bluzë, 450 £ për një triko dhe 490 £ për një fustan i shkurtër.

Në fillim të këtij muaji, u zbulua se ylli ka punësuar një atlete të Team GB për ta ndihmuar atë ta mbajë atë në formë përmes stërvitjeve rraskapitëse pesë herë në javë.

Duke folur për The Sun javën e kaluar, trajneri i A List, Bobby Rich , pohoi se Victoria i bashkohet atij në palestër pesë ditë në javë dhe madje ruan një mënyrë jetese të shëndetshme gjatë pushimeve.

Ai tha: “Metodologjia dhe aplikimi im ndaj stërvitjes së Victoria’s bazohet në programimin tim që përdora kur konkurroja”.