Koreja e Veriut ka vendosur që të ndihmojë Rusinë në konfliktin e saj me Ukrainën. Kështu ka bërë me dije gazetari dhe analisti ushtarak Igor Korotchenko në televizionin shtetëror rus.

Sipas informacioneve nga Korotchenko, Koreja e Veriut do të ishte e gatshme të dërgonte një përforcim prej 100 mijë ushtarësh në frontin e luftës.

Të shtunën, qeveria ruse njoftoi se është e mundur që Koreja e Veriut të kryejë një testim bërthamor, por nuk ka treguar se kur do të kryhet ky testim.