Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) ka dhënë dakordësinë për vazhdimin e garës për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese për ish-kryeprokuroren Arta Marku.

Report TV mëson se në mbledhjen e një dite më parë është dhënë dakordësia për kandidimin dhe vazhdimin e garës ka marrë edhe ish-kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), Gent Ibrahimi.

Arta Marku dhe Gent Ibrahimi kandidojnë për vakancën e shpallur nga presidenti.