U zhvillua sot seanca gjygjësore në ngarkim të Bledar Zenel, i dyshuar për nxitje të urrejtjes dhe propagandë me qëllime terroriste. Ai u vendos përballë trupës gjykuese për t’u njohur me masën ndaj tij.

Bledar Zeneli e ka pranuar se ka postuar statuse në rrjetet e tij sociale, po thekson se nuk janë për qëllime ekstremiste dhe as terroriste.

‘Kam cituar Kuranin dhe nuk kam nxitur terrorizëm, kam thënë që do të fitojë islamizmi dhe jo ISIS’-, është shprehur mes lotësh Zeneli.

Zeneli kërkoi lehtësim mase, me arsyetim se ka dy fëmijë, më i vogli vetëm katër muajsh.

Bledar Zeneli dyshohet se, nëpërmjet rrjetet sociale, ka mbështetur ISIS, dhe sulmet e ndodhura gjatë kësaj kohe. Sipas SPAK, Zeneli shfaqet duke komentuar kundër shtetit të tij, dhe duke bërë propogandë për shtetin islamik.