Gjigantët e Europës janë njohur me rivalët e tyre në shortin e së enjtes në Stamboll, por në ndryshim nga sezonet e kaluara, këtë herë nuk e ka zbuluar ende kalendarin e takimeve.

Ka qenë vetë UEFA që nëpërmjet një komunikate ka saktësuar se kalendari i plotë i takimeve në grupe në Ligën e Kampioneve do të saktësohet sot ose nesër.

Sipas njoftimit të UEFA-s, fillimisht do të pritet dhe shorti i Ligës së Europës (sot ora 13:00) dhe i Ligës së Konferencës (sot ora 14:30) dhe më pas do të përcaktohen dhe oraret dhe datat e takimeve në Ligën e Kampioneve.

Zgjedhja e bërë nga UEFA i detyrohet faktit se organi më i lartë drejtues i futbollit në Europë ka dashur të shmangë përplasjet e mundshme të takimeve në të njëjtin qytet.