Evi Kokalari ka reaguar për zgjedhjet e brendshme në Foltore, ku një prej tyre është FRPD. Ajo thotë se tani Foltorja ka hyrë “në një moçal që qelbet erë”, meqenëse për kreun e FRPD-së thotë se po ndërhyn deputeti Belind Këlliçi, me të cilin Kokalari ka replika.

Përmes një postimi në Facebook, Kokalari iu rikthye sulmit ndaj Belind Këlliçit.

“Çfarë dreqin ka ky Belindi që ndërhyn në garën e FRDP-se? Kam marrë mesazhe pa fund këto ditë për lojërat që po luan kryesia aktuale e FRPD për të shtyrë kandidatin e tyre. Gara duhet të jetë e barabartë, boll i dekurajuat të rinjtë me pisllëqet që bëni. Dhe shokëve të tij të ngushtë, Belindi iu ka thënë të mos hyjnë në garë por të mbështesin Besart Xhaferrin. PSE? Kaq i paskrupullt është ky njëri që vazhdon me manipulime zgjedhjesh në FRPD siç bëri në PD? Më shumë e shtyjnë këtë Besartin për t’u bërë kryetar i forumit, më shumë dua t’ju bëj thirrje të gjithëve të mos e votojnë. Dhe seriozisht, 70% of anëtarëve as nuk e njohin kush është. Ka diçka që nuk shkon këtu dhe nëse nuk doni të vazhdoni me ritmet e 10 vjeçarit të fundit, merrni kurajën dhe nxirreni jashtë loje Xhaferrajn në mënyrë që pesë të tjerët të kenë garë të drejtë dhe të barabartë. Boll, boll pisllëqet se jeni zhytur në një moçal që qelbet erë. GROSS!!”, shkruan Kokalari.

Zhgënjimi fillestar i Kokalarit me Foltoren erdhi menjëherë pasi nuk mori asnjë post drejtues në partinë e Berishës.