Emerson Palmieri është një hap larg transferimit te skuadra e Uest Hemit.

Kampioni i Europës me Italinë në “EURO 2020” është gati të ndërrojë fanellë, por jo qytet ku do t’i bashkohet një tjetër skuadre londineze në karrierën e tij, si “çekanët” e Uest Hemit.

Anësori 28-vjeçar italian është duke i dhënë “lamtumirën” Çelsit, ku aktualisht me blutë e Londrës në këtë sezon në Premier Ligë nuk është aktivizuar në asnjë minutë.

Emerson Palmieri ka qenë një objektiv konkret i Interit dhe Juventusit, por mesa duket braziliani i neutralizuar italian ka kryer vizitat mjekësore me klubin e tij të ri dhe më pas do të hedhë “të zezën në të bardhë” në kontratën e tij.

Më parë, Emerson ka qenë pjesë edhe e skuadrave të Santos, Palermos, Romës dhe Lionit.