Divjaka për herë të parë që nga krijimi i saj, do të ketë impiant për ujërat e ndotura.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga puna për ndërtimin e këtij impianti.

“Ky është kantieri transformimit urban e mjedisor në Divjakë, ku po punohet intensivisht për impiantin e përpunimit të ujërave të ndotura, një domosdoshmëri për komunitetin si dhe mbrojtjen e mjedisit në zonat turistike”, theksoi Rama.

Ky impiant do të bëjë të mundur përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve dhe një zhvillim të mëtejshëm të turizmit, si dhe mbrojtjen e burimeve natyrore.