Ndërkohë që edhe disa ditë na ndajnë nga “Sunny Hill Festival” në Tiranë, Dua Lipa ka marrë një propozim për martesë.

Në një koncert së fundmi, një fans i ka kërkuar yllit të popit të martohet me të.

Ndërkohë që po performonte, Dua ka pikasur në mes të turmës një triko ku shkruhej “Martohu me mua”. Ndërkohë që i gjithë publiku priste përgjigjen e saj, Dua shprehet: “Më vjen keq nuk mund të martohem me ty, por mund të ta dedikojë këtë këngë nëse dëshiron?”

Djaloshi që mbante trikon u përgjigj: “Për mua”, që e bëri Duan tutje të thotë: “Për ty”.

@dulapeepguy Reply to @rotaryghost YOU ASKED FOR IT 🔥 #dualipa #futurenostalgiatour #futurenostalgia #dulapeep ♬ Hot In It – Tiësto & Charli XCX

Krijuesja e hitit “One Kiss” filloi të kërcente në mënyrë provokuese dhe të këndonte këngën “Good in Bed”.

Kujtojmë që nga data 4 deri më 7 gusht, Dua Lipa së bashku me mijëra fansa shijuan festivalin “Sunny Hill” në Kosovë.

Pas përfundimit të festivalit Dua vizitoi vende të ndryshme në vendlindjen e saj. 5 ditë më parë ajo ishte edhe në Shqipëri, ku ndalesa e parë ishte në Fishtë, Lezhë për të shijuar ushqimet e mrekullueshme tradicionale.