Të premten, djemtë dhe vajzat e “Kepit të Tundimeve” u njohën me mënyrën se si do të bashkëjetojnë dhe çfarë kanë të ndaluar. Ata nuk duhet të puthen, të kenë marrëdhënie intime dhe as të flejnë me njëri-tjetrin.

Nga ana e konkurrentëve pakënaqësia dukej qartë.

“Me këto rregulla më mirë iki që tani. S’kam ardh për lek, kam ardh për qejf”, tha Atdheu i cili duket se nuk do durojë gjatë pa i thyer rregullat.

Po ashtu dhe djemtë e tjerë u shprehën se do e kenë të vështirë.

‘Kepi i Tundimeve’ është programi më i ri që ka nisur në Top Channel me autore, Olsa Muhametin dhe transmetohet çdo të premte në orën 21:00. 10 konkurrentë, të rinj, seksi, aventurierë, do t’ju duhet të bashkëjetojnë në një vilë ku nuk do të mungojnë sfidat, lojërat dhe tundimet padyshim. Mirëpo, mes tyre nuk duhet të marrëdhënie intime apo puthje pasi buxheti i tyre do të ulet.