Analisti Frrok Çupi u shpreh sa i takon Sali Berishës se pas “shpalljes non grata nga dy aleatë të mëdhenj” pritet të ndodhin shumë gjëra në shtator.

“Pritet të ndodhë që, e para nuk ka një parti legale dhe mund të mos jepet fare vendim nga gjykata, biles gjykata ka mundësi të mos ngatërrohet fare me punët e politikës, dhe me statusin e sotëm Berisha nuk ka parti.

Nëse do të hyjë në fushë me një grupim të paligjshëm do të dënohet me ligj. Ky është hapi minimal, hapi i parë,” – u shpreh Çupi.

Në një intervistë për Euronews Albania ai tha se rreth Berishës janë mbledhur ish-zyrtarë të tij dhe se kreu i Partisë Demokratike nuk ka mbështetës.

Sipas analistit jo kushdo e kupton se ç’do të thotë që Amerika të të shpallë non grata dhe rrjedhimisht jo të gjithë njerëzit janë të aftë të kuptojnë se Berisha nuk duhet mbështetur më në mënyrë kategorike.

Çupi deklaroi se grupimi i Berishës do të konsiderohet si armatë terroriste.