Një grup grash në Afganistan janë hedhur sot në protestë për të drejtat e tyre. Por siç duket kjo nuk i ka pëlqyer talebanëve, të cilët kanë shpërndarë turmën e protestuesve duke qëlluar me armë zjarri në ajër.

Ngjarja në fjalë është regjistruar në Kabul.

E hëna e 15 gushtit shënon përvjetorin e parë të hyrjes së talebanëve në Kabul, të cilët rifituan kështu pushtetin pasi regjimi i tyre i parë u përmbys në 2003 nga ndërhyrja anglo-amerikane.