Rike Roçi është një emër i njohur në rrjetet sociale.

Ajo u bë e famshme në Shqipëri, për shkak të pjesmarrjes në Big Brother Albania.

Por ajo është e njohur edhe në Itali, ku jeton prej vitesh.

Dhe është bërë e famshme në fakt, pa bërë asgjë.

Thjesht u shfaq në një ndeshje të Kombëtares së Shqipërisë në Europian duke ekspozuar gjoksin, çka bëri që të fiksohej nga gjithë mediat europiane, dhe që atëhere u bë e njohur në Itali.

Kuptohet, fama e fituar me atë gjest, bëri që të bëjë tani herë pas here edhe modelen.