Kryeministri Edi Rama thotë se është optimist për rrugëtimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, madje tragjikisht optimist, pasi në Ballkan situata është “tragjike por duhet të vallëzojmë”.Ky ishte qëndrimi i kryeministrit në Forumin Strategjik të Bledit ku po merr pjesë, ku ai tha se Shqipëria do të jetë e durueshme në këtë proces, ndërsa theksoi se lufta në Ukrainë nuk e ka përshpejtuar procesin e hapjes se negociatave, e se kjo erdhi pas tërheqjes së Bullgarisë.

“Nëse do të reflektonim. Është tragjike por na duhet të vallëzojmë, jemi tragjikisht optimistë. Kështu është situata në Ballkan. Pas shumë herëve kur jeta jonë ka shkuar për dreq, ne nuk kemi hequr dorë. Lufta nuk e ka përshpejtuar po-në për Shqipërinë. Ishte Bullgaria që e mori peng Maqedoninë e Veriut dhe ne. Kështu, më mirë të buzëqeshësh e të ecësh përpara. Bullgaria, vend i NATO-s që merr peng dy vende anëtare të NATOS. Ishte Bullgaria dhe jo Rusia që i zhbllokoi negociatat. Ne nuk kemi zgjidhje tjetër, duhet të jemi të duruar dhe të ecim përpara pasi Bashkimi Evropian është e vetmja strehë e sigurt për të qëndruar si vende si ne. Po meqenëse janë përkëdhelur, ata kanë problemet e tyre me këtë nocion. Ne do të shkojmë atje edhe nëse nuk do të jetë asnjë”, u shpreh Rama.I pyetur se me çfarë pikture do e krahasonte Europën, meqenëse është piktor, Rama tha si “Gropa e Luçio Fontanos, për të parë nëse aty brenda ka dritë, apo jemi në një gropë të thellë.”