I ftuar në emisionin “Shqip” nga Dritan Hila në “Dritare TV”, ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi ka komentuar më të fundit politike në vend dhe tema kryesore lidhet me Ilir Metën dhe hetimin që është hapur ndaj tij në Spak.

Klosi foli edhe për figurën e Metës si politikan duke u shprehur se Meta po kopjon Berishën dhe është një aleat i vjetër i tij.

“Ilir Meta po e kopjon Sali Berishën. Meta nuk ka qenë kështu, kam pasur bashkëpunim kur ka qenë kryeministër dhe më ka pëlqyer.

Meta ka ndryshuar goxha, ja sot merr nisma të tilla që mua si qytetar më turpërojnë. Meta po bën nisma që Berisha i ka bërë, tani ata janë aleatë dhe janë aleatë të vjetër.

Për Metën e di që në historitë e famshme të Poliçanit, që ai ka qenë në influencën e Berishës. Nuk e di e ka kërcënuar apo ka qenë një marrëveshje për mbështetje reciproke.

Kam parasysh ditën e fundit që LSI bëri koalicion me Berishën. Dritan Prifti bëri deklaratë që do bashkohej me Berishën dhe i kërkuam llogari Metës dhe ai na tha që jo, nuk shkojmë me Berishën.

Por të nesërmen pamë nga televizionet që Meta bëri koalicion me Berishën”, u shpreh Fatos Klosi.