Presidenti rus Vladimir Putin do të diskutojë sot me homologun turk Recep Tayip Erdogan në Soçi, resort rus pranë Detit të Zi.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov bëri të ditur se lideri turk para pak çasteve ka arritur në këtë vend.

“Kjo do të jetë një mundësi për të diskutuar për mekanizmat e eksportimit të drithërave nga portet ukrainase – për të mësuar nëse po kanë efekt”, tha Peskov para gazetarëve.

Kujtojmë që Erdogan dhe Putin kanë diskutuar muajin e kaluar në Iran, në takimin e parë në katër sy që kur ka filluar pushtimi rus në Ukrainë.

Ata ishin takuar në një konferencë ndërkombëtare në Teheran, ndërsa tani ka arritur në Soçi, ku do të vazhdojnë diskutimet për çështje të ndryshme.

Ky është takimi i tyre i dytë brenda 18 ditëve.