Gjeneral brigade Arben Kingji pritet të jetë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, që do të zëvendësojë në detyrë Bajram Begajn, tashmë president në detyrë.

Raportohet se me propozim të Kryeministrit Edi Rama, Presidenti Bajram Begaj pritet të dekretojë Gjeneral brigade Arben Kingjin në këtë detyrë.

Rezoluta në Kuvend kundër raportit të Dick Marty për trafik organesh nga drejtuesit e UÇK, reagon Rusia
Arben Kingji aktualisht komandant i Batalionit të Mbështetjes

Kush është Arben Kingji?
Gjeneral brigade Arben Kingji ka ushtruar edhe detyra të tjera si ajo e atasheut ushtarak të Republikës së Shqipërisë në Rumani. Me herët ai ka qenë edhe komandant i Policisë ushtarake. Ka kryer Kursin e Shtabit të Përgjithshëm në Akademinë e Mbrojtjes në Tiranë. Gjeneral brigade Kingji ka mbajtur detyrën e komandantit të kontigjentit në disa misione në Afganistan e Irak.

Në vitin 2016 ai përfundoi edhe studimet për drejtësi në Ëinsdom University. Për kontributet e tij në Forcat e Armatosura, gjeneral brigade Arben Kingji është nderuar me disa medalje. Ai mban edhe medaljen e Artë të Shqiponjës, dhënë nga Presidenti i Republikës.