Einxhel Shkira dhe Dj Dagz do të bëhen prindër për herë të parë. Pasi moderatorja ironizoi mediat që raportuan se ishte në një pritje të ëmbël, ajo e konfirmoi për herë të parë se në fakt lajmet ishin të vërteta.

Prej shumë muajsh ajo po përflitej për një shtatzëni, megjithatë moderatorja jo vetëm e kishte mohuar këtë lajm, por edhe nuk i ka kursyer ironitë në rrjetet sociale. Tashmë që Einxhel nuk fshihet më, ajo ka postuar së fundmi ‘portretin e tyre të parë familjar’.

Në foton e publikuar çifti gjenden në mes të një pishine me delfinë dhe në pah duket barku i rrumbullakosur i ish-banores. Krahas imazhit Einxhel nuk nguroi së falënderuari të gjithë personat që e kanë ururar, ndërsa shtoi se ndihej e surprizuar nga dashuria e madhe që ka marrë.

“Ka kaluar nje jave tashme nga dita qe e ndam gëzimin tone me ju dhe nuk kam mundur dot tju pergjigjem te gjitheve sepse telefonat tane jane bllokuar nga dashamirsia e mesazheve tuaja!!Kemi nguruar ta ndajme kete lajm por ata qe jane vet prinder tashme mendoj na kane kuptuar pse…….megjithate se kemi pritur kete gezim kaq te madh tuajin per kete lajm e Na keni surprizuar e zbukuruar kete moment me dashurine dhe pozitivitetin qe na keni percjell ne cdo lloj menyre. Me kete cast te lumtur tonin, nga thellesia zemres duam tju falenderojme per cdo fjale te dashur ne urimet tuaja per familjen tone te re,por mbi te gjitha per krijesen tone te cmuar qe mesa duket e dashkan aq shume dhe mezi po e presin bashke me ne. Kur te rritet do ti tregojme se sa shume njerez jane gezuar e kane qare nga lumturia qe ai/ajo do te vij ne jeten tone. Ju perqafojme fort virtualisht te gjithve dhe ju duam!.”- shkroi Shkira.

Rikujtojmë se dyshja kanë folur së fundmi në një intervistë ekskluzive për “Pushime On Top” se si e kanë pritur lajmin e shtatzënisë dhe reagimi i prindërve të çiftit kur morën vesh se do të bëhen gjyshër.

Dagz ka treguar se familjarët e tij kanë “fluturuar” nga gëzimi, ndërsa Einxhel tha se më të vështirë e kishte t’ia thoshte këtë lajm babait të saj, i cili nuk e priste një gjë të tillë të ndodhte kaq shpejt.

“Kur e morën vesh prindërit kanë fluturuar nga gëzimi. Unë kam kohë që i them motrës kur do e bësh një fëmijë”, u shpreh Dagz.

“Për momentin, duke qenë se Dagzi është gjatë gjithë kohës në lëvizje në udhëtime pune, unë kam jetuar në Tiranë, ndërsa Dagzi vjen shumë shpesh, unë kam shkuar më radhë në Kosovë”, shtoi Einxhel.

“Isha pak e ndrojtur, sepse asnjëherë babi nuk ka kërkuar nga unë që të jem vajza që martohet e bën fëmijë. Ai nuk e ka konceptuar që do të bëhem me fëmijë kaq shpejt. Ishte një emocion shumë i veçantë ndarja e këtij lajmi me të dhe ishte personi më i vështirë që mund t’ia thosha”, përfundoi ajo. Kur Einxhel iu desh një kohë e gjatë ta pranonte publikisht këtë lajm, Monika Lubonja e ka “nxjerrë zbuluar” duke bërë me dije gjininë e fëmijës.