“Daily Star” ka publikuar rrëfimin e një djali i cili u ka shkruar për shqetësimin që ai ka se partnerja e tij, ka krijuar marrëdhënie me fqinjin e tyre, për të kryer marrëdhënie seksuale dy herë në javë.

Madje ajo po paguan për këtë gjë!

“Partnerja ime ka nisur një marrëdhënie seksuale “profesionale” me fqinjin. Ajo po paguan për seksin me të. Madje ajo me thotë se për të ai është një praktikues seksual dhe pretendon se nuk është ndjerë kurrë më mirë se këto kohë. Thotë se dhimbjet e kokës i kanë pushuar, shpina nuk i dhemb më dhe se është plot energji. Ajo e vlerëson atë me kthimin e saj “në jetë”.

Sipas djalit të ri, partnerja e tij i ka treguar se fqinji ka arritur ta bëjë që të kalojë disa herë në orgazma.

“Sapo isha kthyer nga puna jashtë vendit dhe po shoh një partnere që nuk e kisha njohur. Shkëlqen.

Para se të ikja ajo kishte probleme, nuk ndihëj mirë. Për disa ditë ajo nuk ngrihej dot nga shtrati dhe qante shumë. Isha në ankth se do e lija vetëm, por shefi im ofronte një bonus të madh dhe ajo tha se do të shijonte pak kohë vetëm.

Epo, ajo nuk ka qenë vetëm, apo jo? Paska kaluar mjaft mirë me fqinjin matanë rrugës.

Mendoj se duhet të ngushëllohem nga fakti se nuk ka lidhje emocionale mes tyre, se kjo është një marrëveshje? Ajo pretendon se ka nevojë për seksin me të për hir të mirëqenies së saj mendore. Ajo thotë se ai është i vetmi që e mban në formë. E pranoj se ajo duket e mrekullueshme tani me këtë gjendjen e re”.