Britney Spears ka vendosur të heqë dorë përfundimisht nga rrjetet sociale. Ajo ka treguar me postimet në Twitter se do qëndrojë larg gjërave që i sjellin negativitet, duke filluar që nga Instagrami. Britney çaktivizoi sërish llogarinë e saj dhe shkroi në Twitter se dëshiron “të jetë e patrembur, ashtu sikur ishte në rininë e saj dhe të mos jetë aq e frikësuar gjatë gjithë kohës”.
“Po mësoj se çdo ditë është një plan i ri për të provuar të jem një person më i mirë dhe të bëj atë që më bën të lumtur … po, unë zgjedh lumturinë sot. I them vetes çdo ditë që të heq dorë nga hidhërimi dhe të përpiqem të fal veten dhe të tjerët nëse i kam lënduar”, shkroi këngëtarja.
“Unë lutem në të vërtetë për Frymën e Shenjtë dhe shpresoj që ai shpirt të jetë edhe me fëmijët e mi!!!”, përfundoi ajo, duke iu referuar djemve të saj, Sean Preston, 16 vjeç, dhe Jayden James, 15 vjeç. “Po … unë zgjedh lumturinë dhe gëzimin sot!”.