Dollari amerikan është rritur ndjeshëm gjatë fillimit të kësaj jave duke arritur thuajse të njëjtin nivel me euron në tregun shqiptar.

Kursi i këmbimit LEK/ USD. Burimi: Banka e Shqipërisë
Sipas të dhënave të sapopublikuara nga Banka e Shqipërisë, një dollar këmbehet sot me mesatarisht 117.12 lekë, ndërkohë që një euro me 117.18 lekë. Kjo është hera e dytë brenda pak javësh që dollari dhe euro thuajse barazohen në tregun vendas.

Kursi i këmbimit LEK/ EURO. Burimi: Banka e Shqipërisë
Të treja monedhat e forta e kanë nisur javën me rritje krahasuar me lekun, por dollari spikat duke fituar 0.97 lekë brenda pak ditësh.

Kursi i këmbimit LEK/ PAUND. Burimi: Banka e Shqipërisë
Sa i përket paundit, ai vijon të vërtitet në 138-138.50 në raport me lekun. Gjatë ditës së sotme, një paund këmbehet mesatarisht me 138.27 lekë.