As gjatë shtatzënisë nuk kanë munguar, mesa duket as tani që u bë nënë Dojna Mema nuk do të kursehet me foto e video të të voglit të saj.

Më shumë se një javë më parë (20 gusht) moderatorja e njohur dhe Vlashent Sata u bënë prindër për herë të parë. Që nga ai moment nuk kanë munguar videot e ëmbla të Nolan Sol në Instagramin e Dojnës.

Mirëpo një foto të dy djemve më të rëndësishëm në jetën e moderatores tashmë, i mungonte pazëllit. Por deri tani! Së fundmi Dojna ka shkrirë zemrat e të gjithëve me videon e ëmbël ku duket partneri i saj duke përkëdhelur të birin në gjumë.

Kujtojmë që përgjatë përiudhës së shtatëzanisë, Mema nuk është treguar aspak hermetike për publikun ku ka ndarë çdo detaj dhe çdo moment të veçantë në rrjetet sociale.

Pra se të bëhej nënë, në një intervistë ajo zbuloi zbuloi se nuk e kishin në plan të bëheshin prindër, ndonëse kur e zbuluan e deshën me gjithë forcën e tyre.

Duke folur për këtë periudhë 9-mujore, Dojna zbuloi se muajt e parë ishin të lodhshëm duke qenë se drejtonte “Fan Club”, në tremestrin e dytë ka udhëtuar shumë ndërsa sa i përket tremujorit të fundit ka qëndruar në shtëpi.