Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e ndodhur të mërkurën mbrëma në Elbasan ku mbeti i vrarë 33-vjeçari Madrit Ulqinaku.
Mësohet se konflikti i cili nisi për motivet kë po shikon në Elbasan, çoi në vrasjen e 33-vjeçarit Madrit Ulqinaku mbrëmjen e të mërkurës. Sherri u agravua pas debatit me ofendime mes Ulqinakut dhe Edjon Dinos, Horgito Peqinit dhe Klajdi Sallufit.
Policia tha se 18-vjeçari Horgito Peqini, i shpallur në kërkim si autor i vrasjes, pak minuta pas konfliktit ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të Ulqinakut dhe e ka lënë atë të vdekur në vend.
Në kërkim gjithashtu është edhe një 33-vjeçar, Klajdi Sallufi, i përfshirë në konflikt.
Si rezultat i hetimeve dhe kontrolleve policia arrestoi një tjetër 18-vjeçar i përfshirë në ngjarje, të cilit me vete i është gjetur një thikë dhe një dorezë metalike.
Madrit Ulqinaku prej disa javësh ndodhej në Elbasan, teksa jetonte mes Shqipërisë dhe Italisë. Ai nuk rezulton i skeduar për ngjarje kriminale në databazën e policisë.