Jo, nuk ka qetësi! Ndonëse temperaturat kanë rënë këto ditë, kjo gjë nuk e ka ndaluar Marina Farën të vazhdojë pushimet e saj.

Vajza e këngëtares së njohur Eli Fara, është shfaqur tejet provokuese gjatë një mbrëmje pushimesh. Pozat seksi, format e bollshme nuk janë diçka e re për bukuroshen.

Nëse do të hidhni një sy në profilin e Marinës në Instagram, ai është i mbushur me foto me bikini, ku vë në pah format e saj perfekte trupore. E ato që bien më në sy janë të pasmet bombastike, që Fara nuk privohet aspak t’i reklamojë kurdoherë.

Këtë herë, në postimin e fundit në plan të parë është dekolteja. Marina duket tejet sensuale me një fustan të zi me gurë. Një përshkrim krahas postit mungon, duke qenë se fotoja flet vetë.

Më herët kujtojmë që vajza e këngëtares rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve duke pozuar me një fustan të zi, ku dukej pa të brendshme. Fara ekspozote këmbët e saj me fustanin ku e çara e sharës shkonte deri lart.