Chelsea raportohet se po planifikon t’i ofrojë kontratë të re dhe afatgjate Edouard Mendyt. Kur senegalezi u transferua te skuadra londineze nga Rennes në vitin 2020, ai u konsiderua si alternativ për Kepa Arrizabalagan – si portier i dytë.

Megjithatë, Mendy shfaqi paraqitje të mira dhe e fitoi vendin në formacionin bazë. Sipas “Daily Mail”, Chelsea pritet t’i ofrojnë kontratë të re 30-vjeçarit, pasi vlerësojnë se ai e meriton të ketë rritje të pagës. Kontrata aktuale e Mendyt me “Blutë” skadon më 30 qershor 2025. Edouard Mendy numëron 94 paraqitje në total me Chelsean, teksa 50 herë e ka mbajtur portën të paprekur.